Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 16 korrik rekursin e Belinda Ballukut, ish-zv.kryeministre, e cila kërkon që të anulohet masa e ‘pezullimit nga detyra’ që i është vendosur.
Balluku i është drejtuar kësaj gjykate pas refuzimit të kërkesës së saj për heqjen e masës nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme.
Gjyqtari Ilir Panda është emëruar relator i kësaj çështjeje. Në të njëjtën kohë, Prokuroria e Posaçme ka përmirësuar akuzat ndaj Ballukut.
Përveç akuzave për shkelje të procedurave në tendera, ajo është regjistruar si person i dyshuar edhe për korrupsion dhe pastrim parash.
Ky rast, i zbardhur nga SPAK, ka të bëjë me dy tendera të cilët kanë vlerën e mbi 1 milion eurove, në periudhën kur Balluku drejtonte “Albcontrol”.
SPAK pretendon se këta tenderë janë dhënë në mënyrë jotë ligjshme një kompanie ndërtimi, ndërsa Balluku ka përfituar ryshfet në formën e një vile në Dhërmi, e cila ka vlerën 145 mijë euro dhe është sekuestruar me një vendim të GJKKO-t të shpallur dje.

