Shehaj: “Rama ëndërron të luftojë korrupsionin në Gjermani, shqiptarët ëndërrojnë ta shohin atë para drejtësisë”

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani, ku ai tha se “ëndrra” e tij është që Shqipëria t’i shesë Gjermanisë një sistem me inteligjencë artificiale për luftën kundër korrupsionit.

Në një deklaratë publike, Shehaj e cilësoi këtë si “talljen e fundit të Edi Ramës”, duke thënë se ndërsa mijëra qytetarë protestojnë prej 31 ditësh në bulevard duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ai shkon në Europë për të folur për luftën kundër korrupsionit në Gjermani.

Sipas tij, arsyeja e këtyre deklaratave është se kryeministri “ka një hall të madh”, se do t’i shpëtojë drejtësisë.

Fjala e Shehajt:

Të gjithë ne kemi ëndrra, por ëndrra e Edi Ramës është e paimagjinueshme.

Edi Rama ëndërron të ndihmojë Gjermaninë të luftojë korrupsionin nëpërjet sistemit që ai ka krijuar, sistemit IA që ai ka krijuar
Kjo është tallja e fundit e Edi Ramës!
Sepse ka një hall të madh në fakt
Edi Rama bredh nëpër Europë, ka shkuar në Gjermani sepse kërkon t’i shpëtojë drejtësisë

Ndërkohë që protestuesit dalin çdo ditë në bulevard prej 31 ditësh, duke kërkuar dorëheqjen e tij, duke kërkuar që ai të dalë përpara drejtësisë, Edi Rama vazhdon dhe tallet
Por nuk ka nga t’ja mbajë, sepse ëndrra e shqiptarëve është një qeveri e pakorruptuar dhe që kjo të ndodhë duhet që Edi Rama të largohet dhe sidomos të dalë përpara drejtësisë, në mënyrë që kushdo që të vijë pas tij, të kuptojë që askush nuk është mbi ligjin, askush nuk është i paprekshëm kur vjedh popullin më të varfër në Europë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...