Policia e Shtetit ka publikuar një seri emërimesh në nivelet drejtuese, që përfshijnë ndryshime në disa komisariate dhe në Akademinë e Sigurisë.
Alfred Çepe ka marrë postin e Dekanit të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
Gjithashtu, drejtues të rinj janë emëruar në disa komisariate policore në të gjithë vendin:
– Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
– Pavlin Zhivani është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.
– Feliks Hoda është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
– Agim Troci është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
– Ledian Kerka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
– Vilson Sterkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.
– Oltion Gjoni është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.
– Vendim Imeraj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.
– Medin Hasani është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.

