Mbyllet ndeshja Poloni-Shqipëri, “shuhet” ëndrra e kuqezinjve për Botëror

Publikuar me datë:

Është mbyllur këtë të enjte rrugëtimi historik i Shqipërisë në fazën “play-off” për Botërorin 2026, pas humbjes 2-1 përballë Polonisë në Varshavë.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 42-të me Arbër Hoxhën, duke ndezur shpresat për një kualifikim të madh. Megjithatë, në pjesën e dytë vendasit reaguan duke përmbysur rezultatin.

Robert Lewandowski barazoi shifrat në minutën e 63-të, ndërsa Piotr Zielinski shënoi golin e fitores në të 73-ën, duke vulosur eliminimin e Shqipërisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “PGE Narodowy” shënoi edhe fundin e ëndrrës së kuqezinjve për një pjesëmarrje historike në Kupën e Botës 2026, në paraqitjen e tyre të parë në një fazë “play-off”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...