Albana Koçiu flet për incidentet jashtë Kuvendit: “Dhuna e papranueshme”

Publikuar me datë:

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë një deklaratë pas ngjarjeve të dhunshme të ndodhura jashtë Kuvendit, duke dënuar ashpër sulmet verbale dhe fizike të shfaqura gjatë protestës.

Me anë të një njoftimi publik, Koçiu e quajti të papranueshme çdo lloj dhune, duke theksuar se këto sjellje dalin jashtë normave demokratike dhe nuk i bëjnë nder as protestës, as atyre që pretendojnë të përfaqësojnë qytetarët.

“Skenarët për destabilizim dhe kaos, të orkestruar nga një grup i vogël njerëzish që i vendosin agjendat e tyre politike mbi interesin e vendit, nuk mund dhe nuk do ta marrin kurrë peng jetën publike dhe politike të Shqipërisë”, ka thënë ajo.

Po ashtu, zëvendëskryeministrja thekson se përpjekjet e tilla do të dështojnë, siç kanë dështuar edhe në të shkuarën, dhe nënvizon se shqiptarët zgjedhin rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...