Arrestohet efektivi në Tiranë, dhunoi vajzën e mitur

Publikuar me datë:

Drejtoria Rajonale e Tiranës ka vendosur të ndalojë me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, E. M., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, sipas nenit 130/a të Kodit Penal.

Ndalimi është realizuar pas një sërë veprimesh hetimore që filluan menjëherë pas dyshimeve se ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Pas një vlerësimi të kujdesshëm të rrethanave dhe me autorizimin e prokurorit, AMP ndërmori hapat përkatës që çuan në ndalimin e tij. Të dhënat e mbledhura janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa i ndaluari tani ndodhet në dispozicion të organit të akuzës për vazhdimin e procedurave ligjore.

AMP është e angazhuar për të mbrojtur ligjshmërinë, për të siguruar llogaridhënie dhe për të forcuar besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasan/ Përfshihet nga flakët një fabrikë druri, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka shpërthyer në ambientet e jashtme të...

Emërohet shef i Komisariatit të Policisë Pukë Pavlin Zhivani

Pavlin Zhivani ka marrë përsipër detyrën si shef i...

Presidenti liron 466 të dënuar

Presidenti ka shpallur ligjin për amnistinë penale, duke bërë...

Mjeku Ramës: “Premtove shëndetësi falas, ujë 24 orë dhe arsim, por dështove në gjithçka”

Në protestën e 31-të para Kryeministrisë, mjeku Ilir Allkja...