EMRAT/ Ja kush janë protestuesit e shoqëruar nga Policia pas përplasjeve para Parlamentit

Publikuar me datë:

Shkëlzen Bushi, Dritan Goxhaj, Mandi Jatagani, Erjon Taipi dhe Asim Prengzi rezultojnë se janë pesë protestuesit e shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pas tensioneve të regjistruara përpara Parlamentit.

Menjëherë sapo këta protestues u shoqëruan, turma u organizua dhe u drejtua para Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, duke u bërë thirrje publike edhe avokatëve që mund të marrin përsipër mbrojtjen që të shkonin atje.

Deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, janë paraqitur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për të marrë informacion mbi vendndodhjen dhe gjendjen e protestuesve të shoqëruar. Por pasi kanë marrë kontakt me personat përgjegjës, ata kanë dalë nga institucioni dhe kanë bërë me dije se asnjë protestues nuk ndodhej në ato ambiente, por janë shpërndarë në tre komisariate të ndryshme të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fushë-Krujë/ Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Kastrioti”, dyshohet për shkak elektrik

Një banesë në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës është përfshirë...

Kryeministri hap 4 universitete, Shkodra mbetet jashtë/ Boçi: Hakmarrje politike

Deputeti i PD, Luciano Boçi,njëherazi drejtues politik përmes një...