“Parlament i krimit”, protestuesit i lënë mesazh te hyrja e Kuvendit deputetëve

Prej më shumë se tre orësh qindra protestues janë grumbulluar para Parlamentit duke e rrethuar, teksa brenda ambienteve zhvillohej seanca plenare.

Përveç thirrjeve dhe parullave për dorëheqjen e qeverisë dhe burgosjen e politikanëve të korruptuar, nuk munguan edhe mesazhet drjet ligjvënësve dhe Kuvendit.

Disa prej tyre vendosën që të shkruanin parullat edhe në rrugë, kryesisht në hyrje të Kuvendit, mbi pllaka.

“Parlament i krimit” ishte një prej tyre, e shkruajtur me spraj me ngjyrë të kuqe, teksa në distancë ishin edhe efektivët e Policisë.

Protesta ka pasur edhe tensione, teksa Policia i largoi me forcë, kurse qytetarët sulmuan me vezë makinat e deputetëve dhe hodhën thirrjet “Hajdutë”. Mes parullave të tjera ishin edhe “Revolucion”, “Rama f*ck you”, “Arresto Ballukun”, “Rama dorëhiqu” apo “Nuk na përfaqësoni”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe