Eurodeputetja holandeze i drejtohet kryeministrit: Kërkesat e protestuesve janë të qarta

Publikuar me datë:

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka vazhduar të shprehi mbështetje për protestat ndërkombëtare, theksuar se kërkesat e qytetarëve shqiptarë janë në përputhje të plotë me parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Europian. Ajo i bëri thirrje drejtpërdrejt kryeministrit për të dëgjuar zërin e popullit.

“Çfarë po protestoni janë vlera evropiane: mbrojtja e natyrës, lufta kundër korrupsionit, transparenca, demokracia. Unë jam këtu për t’ju mbështetur. Shumë individë nga shumë grupe dëshirojnë që Shqipëria të anëtarësohet në BE, por për ta arritur këtë, Edi Rama duhet të dëgjojë!” tha Strolenberg.

Në përfundim të fjalimit të saj, eurodeputetja i dha një paralajmërim të qartë kreut të qeverisë, duke listuar kushtet që nuk mund të negocohen për të ardhmen e vendit.

“Edi Rama, a po na dëgjon? Ai duhet të dëgjojë, kërkesat janë të qarta: mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndodh në Korçë! Ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet shoferi

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...