Grabitet një nga vilat e Andrea Bocellit në Itali, hajdutët marrin 500 mijë euro

Publikuar me datë:

Një nga vilat e tenorit italian Andrea Bocelli në Forte dei Marmi, një prej zonave më luksoze të bregdetit italian, është grabitur, ndërsa dëmi i shkaktuar llogaritet në rreth 500 mijë euro.

Sipas mediave italiane, autorët kanë marrë bizhuteri, ora luksi, çanta të markave të njohura dhe para në dorë. Në momentin e grabitjes, vila nuk ishte e banuar nga familja Bocelli, por ishte dhënë me qira një familjeje amerikane që ndodhej me pushime.

Dyshohet se grabitja ka ndodhur mes orës 21:00 dhe mesnatës, ndërsa hajdutët kanë përfituar nga mungesa e banorëve. Sipas raportimeve, sistemi i alarmit nuk ishte aktivizuar, ndërsa karabinierët po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.

Nuk është hera e parë që pronat e Andrea Bocellit bien pre e grabitësve. Një tentativë e ngjashme u regjistrua në vitin 2018, ndërsa në vitin 2022 një tjetër vilë e tij u vu sërish në shënjestër të hajdutëve.

Ngjarja vjen në një periudhë kur zona e Versilias po përballet me një rritje të vjedhjeve të sendeve luksoze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosovë/ Plaket popullsia, Agjencia e Statistikave: Në vitin 2026, mosha mesatare 49 vjeç

Mosha mesatare e popullsisë në Kosovë parashikohet të arrijë...

Kola: “Dhuna ndaj protestuesve e urdhëruar nga Balla dhe Manja”

Pas tensioneve që shoqëruan protestën e sotme para Parlamentit,...

Shkodër/ AMP arreston katër policë, ruanin Hasan Verracakun, dyshohet se shpërdoruan detyrën

Katër oficerë policie janë ndaluar në flagrancë nga Agjencia...

Kokaj: “Policia hodhi piper dhe nuk më dërgoi në spital, ambulanca nuk erdhi kurrë, jam me sy të nxirë”

Gjatë grumbullimit për protestën e 33-të antiqeveritare në sheshin...