Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, Prokuroria kërkon ekspertizën e 4 kompjuterëve të autorit

Publikuar me datë:

Hetimet dhe kërkimet për vrasësin e dyshuar të Eglant Koçit vijojnë. Armand Shakaj vijon të jetë në arrati, teksa është pikasur në disa momente në rrugët e Tiranës, por ka arritur t’i shpëtojë policisë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë hapin e radhës sa i përket hetimeve, duke i kërkuar Gjykatës Penale t’i japë leje për të këqyrur 4 kompjuterë të sekuestruar në zyrën e vrasësit të dyshuar.

Burime pranë grupit të hetimit thanë se një nga pistat është ajo e vrasjes së të riut për shkak të transfertave në kriptovaluta, një aktivitet me të cilin Koçi merrej prej kohësh.

Megjithatë, sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, Koçi ishte një person me të ardhura jo të mëdha dhe jeta që bënte ishte tejet normale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Rama ka infiltruar persona, por ne do vazhdojmë në mënyrë paqësore”

Aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij në protestën...

Skenari i Forbes, parashikon rënien e Putin brenda 3 viteve

Një analizë e Forbes tregon për skenarë të mundshëm...

Makinat elektrike po përhapen gjithnjë e më shumë në botë

Tregu global i makinave elektrike po rritet shumë më...