Moti për sot, ditë e kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Publikuar me datë:

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë kësaj të hëne, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, deri në orët e mesditës moti do të jetë i kthjellët në të gjithë vendin. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet të ketë kalime të pakta vranësirash, pa ndikuar në stabilitetin e kushteve atmosferike.

Pas orëve të pasdites, kthjellimet do të dominojnë sërish në të gjithë territorin, duke garantuar një mbrëmje me mot të qëndrueshëm.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta, duke e karakterizuar ditën si tipike verore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]