Media gjermane: Projekti i Kushner ndezi revoltën, mijëra shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Publikuar me datë:

Protestat që po zhvillohen në Zvërnec kundër projektit turistik dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama, kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Një artikull nga media gjermane Zeit.de shqyrton demonstratat që kanë vazhduar për gati një muaj në Shqipëri, duke theksuar se ato janë transformuar nga një kundërshtim i thjeshtë ndaj një resorti luksoz në një lëvizje më të gjerë, që kritikon korrupsionin dhe qeverisjen aktuale.

Mijëra qytetarë janë rikthyer në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit marshuan me figura të mëdha flamingosh, që simbolizojnë lagunën e Zvërnecit, dhe mbajtën pankarta me mbishkrimin “Dorëheqje!”.

Artikulli trajton projektin në bregdetin shqiptar, i cili përfshin kompania e Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, dhe Ivanka Trump. Sipas Zeit, resorti planifikohet të ndërtohet në një zonë natyrore të mbrojtur, që është habitat për mbi 200 lloje shpendësh, duke përfshirë flamingot.

Media gjermane citoi Luciana Kokaj, një nga bashkëorganizatorët e protestës, e cila thekson se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë së tij.

Avokatja Irena Dule po ashtu shprehu shqetësimin e saj, duke nënvizuar se zemërimi i qytetarëve rrjedh nga “mungesa e transparencës, mungesa e llogaridhënies dhe arroganca”.

Artikulli përmend se projekti u bë i mundur përmes ndryshimeve ligjore të miratuara në shkurt të vitit 2024, të cilat lejojnë ndërtimin e strukturave turistike luksoze në zona të mbrojtura.

Gjithashtu, Zeit thekson se protestat janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë që synon të adresojë korrupsionin, rritjen e kostos së jetesës, problemet në sistemin shëndetësor, pensionet e ulëta, dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...