100 efektivë “zbarkojnë” para Kryeministrisë/ Pas largimit me forcë të qytetarëve, sekuestrohen stolat metalikë që përdoreshin si kordon te podiumi i protestës

Publikuar me datë:

100 efektivë policia kanë shkuar para Kryeministrisë ku prej një jave protestuesit kanë kaluar natën si shenjë e revoltës qytetare, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e pa negociueshme e kryeministrit Edi Rama.

Pasi u larguan me forcë protestuesit, është bërë edhe sekuestrimi i stolave metalikë që përdoreshin nga ana e protestuesve në mbrëmje, si barrierë sigurie në zonën e podiumit të improvizuar, ku qytetarët shprehnin pakënaqësitë e tyre.

Sot do të mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë, ku kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 29-të radhazi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Parlamenti vulos vendimet e Ramës”, Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS

Media britanike Britannia Daily i ka kushtuar një intervistë deputetes së...

Detajet/ Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane

Një pasdite e qetë vere u kthye në dramë...