Vlerësim për kirurgët e shquar të Spitalit Rajonal Shkodër

Publikuar me datë:

Me rastin e nderimit të mjekëve kirurgë, Spitali Rajonal Shkodër organizoi këtë të shtunë një ceremoni që theksoi kontributin e tyre të çmuar në avancimin e shërbimit kirurgjik brenda këtij institucioni shëndetësor për shumë vite.

Gjatë aktivitetit, u nderuan pas vdekjes kirurgët Mark Mirashi, Ramiz Hafizi, Ali Spahija, Ferit Hoti dhe Zyliha Kraja, ndërsa u vlerësua gjithashtu kirurgu Hamza Vneshta, i pranishëm në ceremoni.

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Hallunaj, e theksoi rëndësinë dhe dedikimin e këtyre profesionistëve, duke shprehur se ata kanë lënë një trashëgimi të çmueshme në historinë e spitalit dhe kanë kontribuar në forcimin e shërbimit kirurgjik në Shkodër.

Ai nënvizoi se përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e këtyre kirurgëve kanë shërbyer si shembuj për brezat e rinj të mjekëve dhe puna e tyre është pjesë e pandashme e historisë së Spitalit Rajonal Shkodër.

Ceremonia u zhvillua si një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tyre të gjatë në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor, duke rikujtuar rolin e rëndësishëm që këta mjekë kanë luajtur në avancimin e kirurgjisë në qytetin e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fox News: Kongresmenët republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimin e vizave për zyrtarët e korruptuar shqiptarë, kërkohet informacion për çështjen Balluku

Dy ligjvënës republikanë i kanë drejtuar një letër Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, ku kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s. Në letrën e tyre, të cituar nga Fox News, ata i kërkojnë Departamentit të Shtetit të përdorë autoritetin e vet për të vendosur kufizime vizash ndaj zyrtarëve shqiptarë […]