Ylli Limanit i vjedhin telefonin dhe portofolin

Publikuar me datë:

Këngëtari shqiptar i njohur, Ylli Limani, ka përjetuar një incident të pakëndshëm gjatë pushimeve të tij në Spanjë, kur disa nga sendet e tij personale janë vjedhur.

Dyshimet mbi këtë ngjarje u shfaqën pasi artisti publikoi një video në TikTok, ku shiheshin momentet e tij të relaksit në një barkë nën diell.

Vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi përshkrimi i videos, ku ai, me nota ironike, pyeste se kujt i ishin vjedhur telefoni, portofoli dhe disa sende të tjera personale gjatë qëndrimit të tij në Spanjë.

Kjo postim shkaktoi menjëherë reagime dhe spekulime në rrjet, pasi ndjekësit ishin të pavendosur nëse ajo ishte një shaka apo një ngjarje e vërtetë.

Burime nga ngjarja kanë konfirmuar se incidenti ka ndodhur në realitet. Mësohet se këngëtari ka mbetur pa telefon, portofol dhe sende të tjera me vlerë pas një vjedhjeje gjatë pushimeve të tij.

Megjithatë, pavarësisht këtij incidenti, artisti raportohet se e ka pranuar situatën me sportivitet dhe fatmirësisht është në një gjendje të mirë shëndetësore, duke vazhduar me pushimet e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

109 vdekje të lidhura me të nxehtin brenda një dite në Paris

Shërbimet emergjente mjekësore në Paris raportuan 109 vdekje brenda...

Australi/ Gjoba më të larta për platformat online që lejojnë përdorues nën 16 vjeç

Qeveria e Australisë ka bërë të ditur të shtunën...

Vuçic: “Do jap doreheqjen”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se...