Sot, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ftoi të gjithë subjektet e interesuara që të aplikojnë deri më 6 korrik, për të marrë mbështetje në blerjen e pajisjeve, makinerive dhe mjeteve bujqësore, të cilat ndihmojnë në modernizimin dhe rritjen e efikasitetit të fermave.
AZHBR thekson se përfitimi arrin në 50% të vlerës totale të faturave tatimore.
“Përfitimi shkon deri në 500,000 lekë për subjekt dhe jo më pak se 50,000 lekë për subjekt”, njoftoi AZHBR.
Aplikimet për masat direkte mund të bëhen online në portalin e-Albania, ndërsa për masat e investimeve, dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht në zyrat qendrore të AZHBR-së.

