SPAK ka realizuar kontrolle ndaj disa punonjësve të Hipotekës në Vlorë si pjesë e një hetimi që lidhet me çështjen e pronave në Zvërnec.
Sipas burimeve, në qendër të hetimeve janë katër zyrtarë: Rembrand Dine, Vanessa Bylo dhe Ergyst Skenderi.
Kontrolli është pjesë e veprimeve hetimore të SPAK, me dyshimet që lidhen me proceset e administrimit dhe regjistrimit të pronave në zonën e Zvërnecit.
Që prej disa kohësh, SPAK ka nisur hetimet për mënyrën e përfitimit të tokave në këtë zonë të mbrojtur nga një grup individësh dhe kompanish të dyshimta, si dhe për procedurat e realizimit të projektit për ndërtimin e resorteve turistike, i cili është promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.
Tani për tani, SPAK nuk ka bërë një njoftim zyrtar rreth këtij operacioni dhe nuk ka publikuar detaje të tjera mbi akuzat për të cilat po zhvillohen hetimet.

