Vllaznia publikon një video festive, tifozët reagojnë me kritika. Saimir Patushi e ironizon situatën

Publikuar me datë:

Klubi i Vllaznisë ka ndarë në rrjetet sociale një video nga një darkë e organizuar për ekipin, ku futbollistët e rinj prezantojnë këngët e tyre të preferuara para pjesës tjetër të skuadrës, një traditë integruese për shumë skuadra futbolli.

Megjithatë, ky postim ka sjellë shumë reagime negative nga tifozët kuqeblu, të cilët shprehin zhgënjimin pas humbjes që i kushtoi Vllaznisë titullin kampion. Në komentet e tyre, mbështetësit kërkojnë një përqendrim më të madh në rezultatet e ndeshjeve.

Një nga komentet më të përfolura ka qenë ai i ish-futbollistit kuqeblu, Saimir Patushi, i cili ka ironizuar videon e klubit.

“Si erdhi koha te Vllaznia, sportista me këngë. Futja edhe një valle edhe jeni në rregull. Bir o bir, këngën e këndojnë të tjerët, ju shikoni tapetin jeshil,” ka shkruar Patushi në koment.

Saimir Patushi është një nga futbollistët që bëri pjesë në Vllazninë e vitit 2001, skuadër që fitoi titullin e nëntë kampion në historinë e klubit. Ky titull mbetet gjithashtu i fundit që kanë arritur të fitojnë kuqeblutë, të cilët që atëherë nuk kanë pasur mundësi të rikthejnë trofeun në Shkodër.

Komenti i ish-lojtarit ka shkaktuar një interes të madh dhe është shpërndarë gjerësisht nga tifozët, duke shpreh një klimë pakënaqësie mes mbështetësve të Vllaznisë pas humbjes së titullit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump: Sulmi ndaj anijeve në Hormuz, një marrëzi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për shkeljen...

Temperaturat e larta, ja si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga nxehtësia

Goditja nga nxehtësia është një gjendje serioze dhe potencialisht...