Shembet masivi shkëmbor në një plazh në Francë, humb jetën një zhytëse, një tjetër rezulton i zhdukur

Publikuar me datë:

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur pranë farit të Biarritz, në jugperëndim të Francës, ku shembja e një shpatit shkëmbor ka shkaktuar një të vdekur dhe një person të zhdukur mes tre zhytësve që ndodheshin në atë zonë.

Një masë e konsiderueshme shkëmbi ra në det, duke zënë nën vete tre individë që ishin duke eksploruar rrëzën e shpatit. Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga uji trupin e një gruaje, ndërkohë që një tjetër zhytës shpëtoi pa lëndime fizike, megjithatë ai ishte në gjendje shoku.

Sipas informacionit të autoriteteve lokale, një burrë 34-vjeçar mbetet i zhdukur. Kryetari i Bashkisë së Biarritz konfirmoi se ai është partneri i gruas që ka humbur jetën.

Prefektura e Pyrenees-Atlantiques njoftoi se rreth 2 mijë metra katrorë të shpatit u shembën rreth orës 20:20, pranë farit të Biarritz. Në atë moment, plazhi Miramar ishte i mbushur me pushues, për shkak se temperaturat kishin kaluar 40 gradë Celsius.

Dëshmitarët e ngjarjes raportuan se dëgjuan një zhurmë të madhe, para se të shihnin një copë të madhe shkëmbi që shkëputej dhe binte në ujë.

“Ne shpesh uleshim aty për të parë perëndimin e diellit dhe nuk e kishim menduar kurrë se shkëmbi mund të shembej,” shprehu një grua 32-vjeçare për AFP.

Operacioni i kërkimit për gjetjen e 34-vjeçarit vazhdon, teksa autoritetet kanë izoluar zonën për arsye sigurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës për tokat në Zvërnec

SPAK ka realizuar kontrolle ndaj disa punonjësve të Hipotekës...

Fluks i madh vizitash në Urgjencën e Shkodrës, duke arritur deri në 135 pacientë në ditë

Reparti i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Shkodrës po...

Koplik/ Aksident në bypass, dy automjete janë përplasur

Forcat e policisë janë aktualisht në vendin e ngjarjes,...