Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, shpalli se e premtja e ardhshme do të jetë një ditë feste kombëtare, pas fitores së ekipit të tij ndaj Gjermanisë në Botërorin 2026.
Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në X, ai shprehu falënderime për lojtarët dhe stafin teknik për arritjen e këtij suksesi, përkundër “kritikave, sulmeve dhe momenteve të vështira” që kanë përballuar.
Në këtë mesazh, Noboa gjithashtu njoftoi për këtë festë kombëtare:
“Ditë feste! Rroftë Ekuadori!”
Atmosfera festive në Ekuador është nxitur pas fitores 2-1 të ekipit përballë Gjermanisë në ndeshjen e fundit të grupit, e cila i siguroi atij një vend në fazën e 1/16-ve të këtij kompeticioni, që po mbahet për herë të parë në tri vende: Meksikë, SHBA dhe Kanada.

