Dronët në Ukrainë intensifikojnë sulmet në Rusi

Publikuar me datë:

Dronët ukrainas po shfaqen gjithnjë e më shumë në qiellin e Rusisë, duke krijuar idenë se lufta ka filluar një fazë të re përtej kufirit.

Mbrëmjen e së enjtes, Ukraina realizoi një nga sulmet më të mëdha që nga nisja e konfliktit, duke dërguar qindra dronë drejt territorit rus. Sipas mbrojtjes ajrore, u rrëzuan 660 dronë ukrainas në më shumë se dhjetë rajone, përfshirë gadishullin e Krimesë, si dhe të paktën 47 dronë që ishin në drejtim të kryeqytetit rus.

Pavarësisht deklaratave nga Kremlini për rrëzime pa dëme të mëdha, sulmet kanë goditur rëndë infrastrukturën energjetike të Rusisë, duke përfshirë një incident në një rafinerisë nafte në juglindje të Moskës, e cila u ndje nga flakët e mëdha.

Analistët ushtarakë besojnë se kjo fushatë e re intensive mund të ndryshojë balancën e luftës në favor të Ukrainës, duke e goditur Rusinë në burimet financiare që mbështesin luftën.

Për presidentin Volodymyr Zelensky, kjo valë sulmesh synon të ushtrojë presion mbi Rusinë për ta detyruar atë të ulet në negociata për një marrëveshje paqësore që do të përfundojë luftën. Në këtë kontekst, Moska ka shtuar së fundmi thirrjet dhe kërkesat për rinisjen e dialogut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...