Eurodeputetja italiane: “Po na mësoni shumë me protestën në Tiranë! Evropa duhet t’ju dëgjojë”

Publikuar me datë:

Eurodeputetja Cristina Guarda ka shprehur qëndrim në lidhje me protestat në Shqipëri, duke ofruar mbështetje dhe duke njoftuar se në disa ditë do të vizitojë Tiranën.

Përmes një videoje të publikuar në platforma sociale, Guarda thekson se protestat pa dhunë po ofrojnë një mësim për Evropën nga shqiptarët, ndërsa nënvizon se zëri i protestuesve duhet të dëgjohet nga Evropa.

Ajo ka theksuar se Evropa i thotë Edi Ramës se nuk mund të miratohet ndërtimi i resorteve ekstra luksoze pa kryer vlerësime mjedisore dhe pa pasur ligje që respektojnë standardet evropiane.

“Pas pak ditësh do të jem në Shqipëri, në shesh me ju. Falë dhe amendamentit të propozuar nga ne “Të Gjelbërit”, Evropa i thotë Edi Ramës që nuk mundet të autorizojë rezort extra lluks pa vlerësime ambientale dhe ligje të cilat respektojnë standartet Evropiane.

Me delegacionin e “Të Gjelbërve” të parlamentit Evropian do të vijmë për të takuar “Shoqërinë Civile”, “OJQ” dhe “Qytetarët” tashmë ne ditën e 24 të protestës, jo të dhunshme, më te cilën po na mësoni shumë edhe neve.

Është një mobilizim i pa precedentë i cili kërkon më shumë demokraci, transparencë dhe të drejta. Dua të jem aty me ju. Evropa duhet t’ju dëgjoje. SHIHEMI NË SHESH”, shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Radhë kilometrike në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan

Fluksi i lartë i automjeteve drejt qyteteve dhe zonave...

Aeroplani në Pekin përplaset me qiellgërvishtësin 109-katësh

Kryeqyteti kinez, Pekini, është tronditur nga një incident i...