Është ndarë nga jeta “Mjeshtri i Madh” Pal Dedgjonaj, një nga figurat më të spikatura të trashëgimisë kulturore të Lezhës dhe artit folklorik shqiptar.
Pal Dedgjonaj njihej si mjeshtër i rrallë i instrumenteve folklorike frymore të trevës së Lezhës, të cilat i ndërtoi, i ruajti dhe i promovoi me përkushtim për dekada me radhë. Që prej vitit 1968, ai ishte pjesë e skenave dhe festivaleve folklorike kombëtare, duke dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe përcjelljen e traditave muzikore shqiptare.
Me talentin e tij interpretues dhe punën e palodhur në fushën e kulturës, Dedgjonaj mbetet ndër themeluesit e Ansambli Qiftelia, një prej formacioneve më të njohura artistike të zonës.
Ndarja e tij nga jeta konsiderohet një humbje e madhe për komunitetin artistik dhe kulturor, ndërsa vepra dhe trashëgimia që la pas do të mbeten një pasuri e vyer për brezat që do të vijnë.
Familjarë, miq, artistë dhe dashamirës të folklorit kanë shprehur dhimbjen për largimin e mjeshtrit, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar.

