“Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë”, Rusia ndez debatin

Publikuar me datë:

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, ka deklaruar se vendet europiane po luajnë një rol kyç në vazhdimin e luftës në Ukrainë përmes ofrimit të ndihmës ushtarake dhe financiare për Kievin.

Gjatë një konference për shtyp, ajo theksoi se Evropa është bërë pengesa kryesore ndaj arritjes së një zgjidhjeje paqësore, duke theksuar se burimet dhe pajisjet ushtarake të dërguara në Ukrainë kontribuojnë në prolongimin e konfliktit.

Zakharova përmendi planin e Holandës që synon të financojë blerjen e dronëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, me një vlerë prej 500 milionë euro, si dhe vendimin e Belgjikës për të dërguar shtatë avionët e parë luftarakë F-16 në vitin 2026.

Ajo vlerësoi se këto ndihma përbëjnë një përpjekje për të mbajtur gjallë konfliktin dhe për të rritur intensitetin e tij. Në fjalimin e saj, Zakharova kritikoi autoritetet ukrainase për përpjekjet e tyre për të fituar mbështetje shtesë ushtarake dhe financiare nga vendet perëndimore, duke bërë thirrje për një “fitore të shpejtë”.

Në përfundim, zyrtarja ruse paralajmëroi se këto veprime mund të rrisin rrezikun e një përfshirjeje më të drejtpërdrejtë nga ana e vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në konfliktin me Rusinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Piloti i Air Canada pëson krizë epileptike gjatë fluturimit

Një situatë emergjente ndodhi në një fluturim të Air...

Zjarr në Greqi. Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë bujqësore...

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

Një asteroid i konsiderueshëm pritet të kalojë te shtunën...

212 viktima në Spanjë nga i nxehti. Franca mbyll mijëra shkolla

Një valë e pazakontë e të nxehtit ka pushtuar...