Fadromat në lumin e Nikaj-Mërturit ndezin debat, banorët kërkojnë sqarime mbi punimet

Publikuar me datë:

Prania e mjeteve të rënda në shtratin e lumit të Nikaj-Mërturit ka shkaktuar shqetësim mes banorëve të zonës, të cilët prej disa ditësh po ndjekin me dyshim punimet që po zhvillohen në terren.

Sipas banorëve, mungesa e informacionit të qartë mbi natyrën e ndërhyrjeve ka ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë vetëm për punime mirëmbajtjeje apo për një projekt më të gjerë që mund të ndikojë në rrjedhën natyrore të lumit.

Komuniteti lokal kujton se në këtë zonë operon prej vitesh një hidrocentral i vogël me koncesion privat, ndaj frika kryesore lidhet me mundësinë e zgjerimit të kapaciteteve ekzistuese dhe devijimit të ujërave, çka sipas tyre do të sillte pasoja për ekosistemin, turizmin dhe jetën ekonomike të banorëve.

Shqetësimet janë përcjellë edhe në media, ndërsa banorët kërkojnë transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse dhe publikimin e të gjithë dokumentacionit që lidhet me punimet.

Pas reagimeve të shumta, ka ardhur edhe një sqarim nga administratori i Njësisë Administrative Lekbibaj, Besard Ndoja. Sipas tij, ndërhyrjet në terren lidhen me një projekt për ndërtimin e pritave mbrojtëse dhe sistemimin e shtratit të lumit, i pajisur me dokumentacionin dhe lejet përkatëse.

Ndoja bëri të ditur se ka kërkuar ndërprerjen e përkohshme të punimeve deri në vendosjen e informacionit të plotë në terren, me qëllim shmangien e keqkuptimeve dhe informimin e komunitetit.

Megjithatë, një pjesë e banorëve shprehen se ende nuk kanë marrë përgjigje të qarta për të gjitha shqetësimet e ngritura. Ata kanë paralajmëruar organizimin e një proteste më 5 korrik, duke kërkuar garanci se lumi i Nikaj-Mërturit do të ruajë rrjedhën dhe vlerat e tij natyrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Greqi. Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë bujqësore...

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

Një asteroid i konsiderueshëm pritet të kalojë te shtunën...

212 viktima në Spanjë nga i nxehti. Franca mbyll mijëra shkolla

Një valë e pazakontë e të nxehtit ka pushtuar...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, qyteti i Shkodrës u...