Mirsad Basha ngre pikëpyetje për projektin e Urës së Bardhajve: Çfarë po ndërtohet në shtratin e lumit Kir?

Publikuar me datë:

Aktivisti shkodran Mirsad Basha ka ngritur shqetësime lidhur me projektin për rikonstruksionin e Urës së Bardhajve mbi lumin Kir, duke kërkuar sqarime publike për një strukturë betoni të parashikuar në shtratin e lumit.

Përmes një reagimi publik, Basha shprehet se investimi për rikonstruksionin e urës është i nevojshëm dhe vlerëson angazhimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, por ngre dyshime për një pjesë të projektit që, sipas tij, mund të ndikojë në rrjedhën natyrale të lumit.

Ai kritikon drejtuesit e Bashkisë Shkodër, Ermira Teliti dhe Benet Beci, duke deklaruar se nuk e kupton funksionin e një strukture të madhe betoni të parashikuar poshtë urës, në zonën ku kalon rrjedha e ujit.

Reagimi i plotë

A ka kush nji pergjigje me na dhane se cka bahet me kete dige nen uren e ku kalon lumi Kir ???

Drejtuesit e Bashkise kane nxjerre projektin per rikonstruksionin e plote te Ures se Bardhajve mbi lumin Kir, nji investim i nevojshem dhe per kete duhet falenderu Agjencia Kombetare e Emergjencave Civile.

Por nuk e di pse drejtuesit e Bashkise, Ermira Teliti dhe Benet Beci, e dojne kaq shume betonin!Ndoshta sepse guri e betoni e rrisin buxhetin e investimit, por prej fotove qe kam pa ende nuk po arrij me kuptu cka perfaqeson ajo pjese poshte ne shtratin e lumit, nji mur i madh aty ku uji duhet me kalu normalisht e jo me iu vu prita betoni.

Ajo strukture ka me pengu rrjedhen natyrale te ujit, atehere mund te rrise rrezikun e permbytjeve gjate prurjeve te medha, sidomos kur lumi sjell trungje, gure e materiale te tjera qe mund te bllokohen aty. Lumi Kir asht lum malor dhe ka prurje te medha me keta materiale. Po ashtu, mund te ndryshoje rrjedhen natyrale te lumit dhe te shkaktoje erozion ose grumbullim sedimentesh ne zona te tjera.

Nuk e di me ke jane konsultu, por mendoj se kjo pjese e projektit meriton nji sqarim teknik publik nga projektuesit dhe drejtuesit e bashkise qe kane ba kete projekt, ne menyre qe qytetaret me kuptu qarte funksionin dhe ndikimin e saj ne lumin Kir.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Greqi. Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë bujqësore...

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

Një asteroid i konsiderueshëm pritet të kalojë te shtunën...

212 viktima në Spanjë nga i nxehti. Franca mbyll mijëra shkolla

Një valë e pazakontë e të nxehtit ka pushtuar...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, qyteti i Shkodrës u...