Helmimi i 60 studentëve/ Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e institucionit, urdhëron hetim

Publikuar me datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbledhur me urgjencë mesditën e kësaj të enjte, drejtuesit e Akademisë së Sigurisë për të analizuar situatën e helmimit të 60 studentëve.

Mësohet se Hita ishte në Akademi edhe në mesnatë, pasi studentët kanë shkuar në Repartin Infektiv të QSUT-së për ndihmë mjekësore.

Sipas raportimeve, Hita ka urdhëruar hetim të plotë të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe vënien para përgjegjesive ligjore të personave përgjegjës.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë i helmimit masiv në Akademinë e Sigurisë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Më 7 maj të këtij viti, 56 studentë u paraqitën me simptoma të ngjashme pas konsumimit të ushqimit të shërbyer në akademi nga kompania “SORI-AL” e çiftit Nikolin Jaka dhe Alma Tafani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Greqi. Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë bujqësore...

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

Një asteroid i konsiderueshëm pritet të kalojë te shtunën...

212 viktima në Spanjë nga i nxehti. Franca mbyll mijëra shkolla

Një valë e pazakontë e të nxehtit ka pushtuar...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, qyteti i Shkodrës u...