“Kishim konflikt të vjetër”/ Vrau vëllain për tokën, dëshmia e 76-vjeçarit: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi

Publikuar me datë:

Një konflikt i hershëm për çështje pronësie mes dy vëllezërve dyshohet se ka çuar në ngjarjen tragjike të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Agonas të Kavajës.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, Muharrem Rrashka ka deklaruar se mes tij dhe vëllait kishte një konflikt të vjetër që kishte të bënte me një rrugë që ai pretendonte se kalonte te toka e tij.

“Me Eqeremin kemi një konflikt të vjetër. Për një rrugë që është pjesë e pronës time. Ai e shfrytëzonte për të kaluar me zetor dhe më dëmtonte tokën. Disa herë ishim përplasur. I kisha thënë mos kalo më se është prona ime.

Ai mbrëmë prapë kaloi aty me zetor se do shkonte te toka e vet për të ngarkuar dengjet e barit. I thashë mos kalo. Ai më shpërfilli. I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi. Unë isha përpara zetorit dhe u largova në atë moment.

Aty nisëm të debatonim ashpër. Në konflikt e sipër e godita disa herë me thikë. Më vjen shumë keq që kjo përfundoi kështu. Unë nuk kisha për qëllim ta përdorja thikën, po gjatë përleshjes, në gjaknxehtësi e sipër, e godita. Jam penduar shumë”, ka deklaruar ndër të tjera 76-vjeçari.

Ndërkohë, policia e Kavajës ka marrë masa për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit tashmë me familjarët e tjerë, ndaj edhe ka vendosur një patrullë policie në shërbim pikërisht në fshatin Agonas të Kavajës.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ukraina godet fabrikën e armatimeve në Rusi/ Moska vret një person në Sumy

Ukraina ka goditur një objekt industrial të rëndësishëm në...

Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten, përfundon në spital

Siç raportohet, një përplasje mes dy personave të moshuar...

Nga korriku vetëm një ndalesë në kufijtë me Maqedoninë e Veriut

Qytetarët që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas...

Arrestohen në Turqi 178 persona për terrorizëm ca ditë para Samitit të NATO-s

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi të hënën se...