Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë

Publikuar me datë:

Rreth 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar sërish nga ushqimi.

Sipas raportimeve në media, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 kursantët kanë pasur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke.

Disa prej tyre kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që studentët e Akademisë helmohen në një afat kohor kaq të shkurtër. Edhe më 7 maj u helmuan 56 kursantë të akademisë së Sigurisë pas konsumimit të drekës.

Kompania e cila siguronte ushqimin për studentët është “SORI-AL”, e çiftit Nikolin Jaka dhe Alma Tafani. Kompania pas rastit të parë të helmimit u bllokua, por pak ditë më vonë AKU zhbllokoi aktivitetin me argumentin se analizat dhe rezultatet kanë dalë brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet

13 vite në pushtet dhe propaganda nuk ndalet, por...

Kriza demografike “zbraz” Ballkanin/ Shqipëria shënon rënien më të madhe të lindjeve në Europë

Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë demografike gjithnjë...

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...