Kumbaro realizon takimin me rektoren Dragusha, premton investim për Universitetin e Shkodrës

Publikuar me datë:

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, realizoi një takim me rektoren në detyrë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Blerta Dragusha, ku u shqyrtuan projektet dhe prioritetet për zhvillimin e ardhshëm të këtij institucioni.

Gjatë këtij takimi, Kumbaro theksoi rëndësinë e Universitetit të Shkodrës në formimin e profesionistëve dhe në avancimin akademik e shkencor në rajon. Ajo siguroi se universiteti do të vazhdojë të marrë mbështetje nga Ministria e Arsimit, për të avancuar procesin e modernizimit dhe forcimit të tij.

Ministrja njoftoi gjithashtu se universiteti pritet të përfitojë shpejt nga një projekt të ri infrastrukturor, i cili do të përmirësojë kushtet për studentët, stafin akademik dhe aktivitetin kërkimor shkencor. Ky investim është pjesë e angazhim që synon krijimin e universiteteve moderne me standarde europiane, duke ofruar më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi takimi i sotëm me Rektoren në detyrë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Prof. Dr. Blerta Dragusha, me të cilën diskutova mbi projektet dhe prioritetet për të ardhmen e një prej universiteteve më të rëndësishme të vendit.

Universiteti i Shkodrës ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në formimin e brezave të tërë profesionistësh, duke u bërë një qendër e rëndësishme e dijes, kërkimit shkencor dhe zhvillimit rajonal. Ai do të vazhdojë të gëzojë mbështetje të plotë nga Ministria e Arsimit në rrugën e tij për zhvillim, duke e ndjekur me përkushtim punën e nisur nga profesor Tonin Gjuraj për modernizimin dhe fuqizimin e universitetit.

Së shpejti, Universiteti i Shkodrës do të përfitojë nga një projekt i ri infrastrukturor, një investim i rëndësishëm që do të përmirësojë kushtet për studentët, pedagogët dhe aktivitetin kërkimor-shkencor. Kjo është një pjesë e angazhimit tonë për të siguruar universitete moderne, me standarde europiane, që krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë për të studiuar, kërkuar, inovuar dhe ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...