Vllaznia zyrtarizon Randy Dwumfour, mesfushori firmos kontratë 1+1

Publikuar me datë:

KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato, duke prezantuar mesfushorin Randy Dwumfour si futbollistin më të ri të skuadrës kuqeblu.

Klubi shkodran bën me dije se lojtari ka firmosur një kontratë 1+1, me të drejtë rinovimi, dhe do të jetë pjesë e projektit të Vllaznisë për sezonet e ardhshme.

Dwumfour vjen pas eksperiencës së tij në kampionatin shqiptar dhe pritet të forcojë repartin e mesfushës falë forcës fizike, dinamizmit dhe përvojës së fituar në Superiore.

Në njoftimin e publikuar nga klubi, Vllaznia i ka uruar mirëseardhjen futbollistit, duke shprehur besimin se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të ekipit.

“Mirë se erdhe në familjen kuqeblu!”, shkruan klubi shkodran në prezantimin e mesfushorit të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

109 vdekje të lidhura me të nxehtin brenda një dite në Paris

Shërbimet emergjente mjekësore në Paris raportuan 109 vdekje brenda...

Australi/ Gjoba më të larta për platformat online që lejojnë përdorues nën 16 vjeç

Qeveria e Australisë ka bërë të ditur të shtunën...

Vuçic: “Do jap doreheqjen”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se...