Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

Publikuar me datë:

Gjykata e Durrësit, ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të fqinjit të tij, Rrapush Memolla, 60 vjeç, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Rrogozhinë.

Gjatë seancës gjyqësore, Meçaj është paraqitur i qetë dhe me dorën e fashuar, pasi edhe ai mbeti i plagosur gjatë përplasjes me viktimën. Përpara trupit gjykues, 27-vjeçari ka mohuar se kishte pasur qëllim ta vriste 60-vjeçarin, duke pretenduar se kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Në atë ngjarje kam qenë unë dhe viktima. Ai më ka goditur i pari dhe unë kam mbrojtur veten time. Nuk kam dashur ta vras. Edhe mua më vjen keq, unë nuk jam vrasës”, është shprehur ai para gjykatës.

I pyetur nëse kishte pasur konflikte personale me Rrapush Memollën, Meçaj ka deklaruar se mes tyre nuk kishte pasur përplasje të mëparshme, por ka pohuar se viktima kishte pasur mosmarrëveshje me një kushëri të tij.

“Jo, unë personalisht me atë personin… po kushëriri im ka pasur konflikte. Jo me mua, me mua asgjë, unë kurrë s’kam folur me atë”, ka dëshmuar ai.

Sipas pretendimeve të të akuzuarit, konflikti ka nisur pasi viktima kishte ndaluar automjetin pranë banesës së tij dhe e kishte provokuar me dritat e gjata të makinës. Megjithatë, hetimet paraprake flasin për një konflikt të çastit për motive të dobëta që përfundoi tragjikisht.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:50, në lagjen Mollaj të Rrogozhinës. Sipas hetimeve, pas një debati mes tyre, Meklajd Meçaj goditi me thikë 60-vjeçarin Rrapush Memolla. Ky i fundit u transportua me urgjencë drejt spitalit, por humbi jetën gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra.

Edhe autori mbeti i plagosur lehtë në dorë, plagë që dyshohet se i janë shkaktuar gjatë përleshjes me viktimën. Ai u arrestua nga policia pak minuta pas ngjarjes.

Mësohet se Meçaj ka qenë i dënuar më parë në Gjermani. Në përfundim të seancës, Gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, duke e lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...