KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit të ri Xhezair Avduli. Mbrojtësi i majtë, 21 vjeç, do të jetë pjesë e skuadrës shkodrane për tre sezonet e ardhshme, pasi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kuqeblutë.
Klubi bën të ditur se transferimi i Avdulit është realizuar falë bashkëpunimit me KF Arsimi, ndërsa futbollisti konsiderohet një element me potencial dhe perspektivë për të ardhmen.
Me këtë afrim, Vllaznia vijon të investojë te futbollistët e rinj, duke e konsideruar Avdulin pjesë të projektit afatgjatë të klubit.
Kuqeblutë i kanë uruar mirëseardhjen mbrojtësit 21-vjeçar dhe suksese me fanellën e Vllaznisë në sezonet në vijim.

