Kombëtarja rritet në shifra. Broja pëson rënie të madhe, Mehmeti merr kryesimin e grupit

Publikuar me datë:

Kombëtarja shqiptare vazhdon të tregojë një rritje të dukshme, si në fushë, ashtu edhe në aspektin ekonomik. Sipas të dhënave të fundit për vlerat e tregut, kuqezinjtë kanë një vlerë totale prej 88.8 milion eurosh.

Reparti i mesfushës është ai që ka arritur vlerën më të lartë, ndërsa disa nga futbollistët më të rinj në Kombëtaren shqiptare po shfaqin një rritje të konsiderueshme në vlerën e tyre në tregun europian. Anis Mehmeti kryeson listën si lojtari më i shtrenjtë i skuadrës, ndërsa në fund të renditjes qëndrojnë futbollistë me më shumë përvojë dhe role më të kufizuara në përfaqësuese.

LOJTARËT MË TË SHRENJTË – Anis Mehmeti është emri që renditet në krye të listës së futbollistëve më të vlefshëm të Kombëtares shqiptare, me një vlerë tregu prej 15 milion eurosh. Sulmuesi i krahut, po kalon një periudhë të rëndësishme në karrierën e tij dhe konsiderohet aseti më i çmuar i ekipit.

Në vendin e dytë ndodhet Kristjan Asllani me 12 milion euro, i njohur si një nga lojtarët kyç të Shqipërisë dhe me potencialin për të rritur vlerën e tij në të ardhmen. Podiumi plotësohet nga Mirlind Daku, sulmuesi me një vlerë prej 9 milion eurosh, i cili ka bërë progres falë paraqitjeve të shkëlqyera dhe golave që ka shënuar.

Pas tyre renditen Mario Mitaj, me 6 milion euro, dhe Armando Broja, i vlerësuar me 5 milion euro. Lista e 10 futbollistëve më të shtrenjtë kompletohet nga Luis Hasa dhe Kristian Shpendi, të cilët kanë secili nga 4.5 milion euro, ndërsa Berat Gjimshiti dhe Myrto Uzuni mbartin një vlerë prej 4 milion eurosh. Pas tyre renditet Juljan Shehu me 3.5 milion euro.

LOJTARËT MË TË ULËT – Nga ana tjetër, renditja e lojtarëve me vlera më të ulëta tregon se mbrojtësi Naser Aliji është futbollisti më pak i vlefshëm, me vetëm 300 mijë euro. Pas tij, portieri Pano Qirko ka një vlerë prej 400 mijë eurosh. Lojtarët Simon Simoni, Arlind Ajeti, dhe Bujar Pllana kanë secili nga 600 mijë euro, ndërsa Alen Sherri vlerësohet me 800 mijë euro. Këto shifra nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht rëndësinë e tyre në skuadër, por lidhen me moshën e tyre, kampionatin ku luajnë dhe mundësitë për shitje në tregun e transferimeve ndërkombëtare.

VLERAT SIPAS REPARTEVE – Analiza e skuadrës sipas reparteve tregon se forca ekonomike e Kombëtares shqiptare është e koncentruar në mesfushë, e cila ka një vlerë totale prej 43.6 milion eurosh, duke përfaqësuar pothuajse gjysmën e vlerës së përgjithshme të ekipit. Sulmi renditet i dyti me 26.9 milion euro, falë emrave si Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi, duke dëshmuar se Shqipëria ka ndërtuar një repart ofensiv me potencial të madh për të ardhmen.

Mbrojtja, me një vlerë totale prej 16.5 milion eurosh, mbështetet kryesisht nga Mario Mitaj dhe kapiteni Berat Djimsiti. Në anën tjetër, portierët përfaqësojnë repartin me vlerën më të ulët, duke arritur vetëm 1.8 milion euro në total. Kur shqyrtohet përbërja financiare e Kombëtares shqiptare, vihet re dominimi i mesfushës, e cila është repartin më të vlefshëm të skuadrës, duke arritur në 43.6 milion euro, gati gjysmën e vlerës totale.

Prania e emrave si Anis Mehmeti, Kristjan Asllani dhe Luis Hasa e bënë mesfushën thelbësore, jo vetëm për lojën e kuqezinjve, por edhe për pasurinë e tyre në tregun e transferimeve. Pasi mesfushës, vjen reparti ofensiv me një vlerë prej 26.9 milion eurosh. Shqipëria vazhdon të mbështetet në lojtarë me potencial dhe eksperiencë, ku spikasin Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi, duke treguar se ka alternativa cilësore në sulm, të cilat janë të kërkuara në tregun europian.

Mbrojtja zë vendin e tretë me një vlerë totale prej 16.5 milion eurosh, e cila buron kryesisht nga Mario Mitaj dhe kapiteni Berat Djimsiti, dy futbollistë që ofrojnë siguri dhe përvojë në prapavijë. Megjithatë, edhe pse mbrojtja nuk arrin të krahasohet me mesfushën dhe sulmin në aspektin ekonomik, ajo mbetet një nga segmentet më të forta të skuadrës.

Portierët, të vendosur në fund të listës, kanë një vlerë totale prej 1.8 milion eurosh. Alen Sherri, Simon Simoni dhe Pano Qirko formojnë repartin më të ulët në ekip, por ndryshimi financiar nuk pasqyron domosdoshmërisht rëndësinë e tyre në fushë.

Kombëtarja shqiptare arrin në përfundim një vlerë totale prej 88.8 milion eurosh, dhe me një moshë mesatare prej 27.4 vjeç, tregon se ekipi ka arritur një ekuilibër mes eksperiencës dhe potencialit për rritje në të ardhmen. Në ndeshjet që pritet të zhvillohen në shtator, ka mundësi që të kenë afrime të reja, me lojtarë që mund të debutojnë, duke e bërë të mundur një rënie të vlerës së Kombëtares në treg për shkak të ardhjes së futbollistëve të rinj që ende nuk janë konfirmuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ja pse Rama do të mbledhë nesër në mëngjes drejtuesit politikë të qarqeve

Nesër në orën 08:30, Kryeministri Edi Rama do të...

E rëndë në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

Një tragjedi është ndodhur së fundmi në plazhin e...