Një incident tragjik ka ndodhur në Milano, ku Francesco Imprezzabile, një efektiv i Policisë Lokale, ka gjetur vdekjen gjatë një aksioni ndjekjeje që përfundoi me një aksident.
Sipas raporteve nga mediat italiane, ngjarja ka filluar në mbrëmjen e së hënës në zonën perifere të Ponte Lambro. Një automjet Audi Q7 me qira nuk i është përgjigjur urdhrit për ndalim në një postbllok policie dhe është larguar me shpejtësi. Në brendësi të mjetit ndodheshin dy shtetas shqiptarë.
Menjëherë pas ngjarjes, efektivi Imprezzabile ka nisur ndjekjen me motorin e shërbimit, i mbështetur nga patrullat e Policisë Rrugore. Ndjekja ka vazhduar në drejtim të Peschiera Borromeo, në lindje të Milanos. 23 #qershor 2026

