“Më telefonoi gjatë fushatës, por nuk më kërkoi votën”-flet dëshmitari në gjyqin kundër Shkrelit

Publikuar me datë:

Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, është shtyrë për më 14 korrik në orën 14:00. Shtyrja erdhi pas kërkesës së SPAK, i cili kërkoi kohë shtesë për administrimin e provave shkresore.

Në sallën e gjyqit dëshmoi banori i Vaut të Dejës, Aleksandër Dodani, i cili deklaroi se i qëndron plotësisht dëshmisë së dhënë më herët para prokurorëve.

Gjatë pyetjeve të SPAK-ut, Dodani u shpreh se kishte pasur një telefonatë nga Kristjan Shkreli gjatë periudhës së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit 2025, por theksoi se nuk i ishte kërkuar vota dhe as nuk i ishte premtuar ndonjë përfitim.

Dëshmitari mohoi gjithashtu çdo formë presioni nga ana e kryebashkiakut, duke deklaruar para gjykatës se kontakti mes tyre kishte qenë normal dhe pa ndikim në qëndrimin e tij politik.

Procesi do të vijojë në seancën e ardhshme, ku pritet të paraqiten edhe provat e kërkuara nga organi i akuzës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga dashuria te puna/ Horoskopi për sot, 14 shtator 2026

Dashi Mos u nxito shumë në veprimet e tua, por...

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]