Futbollisti nga Kopliku shpërthen në Itali: “S’mund të luaj në profesionalizëm, sepse pengesa ime është kombësia”

Publikuar me datë:

Endri Zenelaj, ish-lojtari i ekipit kombëtar të Shqipërisë U19, ka rikthyer vëmendjen në Itali gjatë javëve të fundit pas një postimi të bërë në rrjetet sociale. Mesfushori nga Kopliku ka qenë i angazhuar me skuadrën e Martinas në Serinë D italiane, por tani i ka dhënë lamtumirën asaj në përfundim të sezonit.

Megjithatë, ai e ka të pamundur të konkurrojë në nivele më të larta të futbollit profesionist për shkak se ka status ekstrakomunitar si pasojë e pasaportës shqiptare që mban. Ai duhet të fitojë të drejtën për të luajtur në fushën e lojës, duke u ngjitur me një ekip të profesionistëve, në përputhje me rregullat e vendit.

“Kam punuar, stërvitur dhe sakrifikuar për shumë vite, me qëllim që të realizoj ëndrrën time si futbollist profesionist. Kam treguar aftësitë e mia në fushë, duke dhënë gjithmonë maksimumin çdo ditë. Megjithatë, pengesa më e madhe që kam sot nuk është ndonjë rival, as një dëmtim dhe as mungesa e përkushtimit. Ajo që më ndalon është kombësia,” shprehej Zenelaj në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kjo mesazh, që ka goditur thellë, është shpërndarë gjerësisht në mediat italiane, duke theksuar një problematikë të vazhdueshme me të cilën përballen shumë futbollistë në kategori të ulëta çdo vit.

Nga Gazeta Shkodra Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]