Vllaznia pranë huazimit të sulmuesit të Partizanit për ndeshjet europiane

Publikuar me datë:

Vllaznia po kërkon një sulmues dhe duket se ka gjetur një kandidat të përshtatshëm, por ky i fundit do të jetë i angazhuar vetëm për Kupat e Europës. Sipas informacionit, drejtuesit e klubit shkodran po negociojnë me Partizanin për huazimin e Rrok Tomës.

Toma është një lojtar që trajneri Martini e njeh mirë, pasi e ka stërvitur gjatë kohës që ishin së bashku tek Teuta. Ai shpreson se ai do të kontribuojë në ndeshjet europiane. Sipas burimeve, ekipi i kuq nuk ka shprehur kundërshtime ndaj këtij huazimi dhe pritet që marrëveshja të firmoset në ditët në vijim.

Po ashtu, raportohet se përveç këtij sulmuesi, Vllaznia mund të përfitojë edhe një mesfushor nga Partizani në formë huazimi për ndeshjet europiane.

Toma është pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë dhe është i njohur për disa veçori tërheqëse në lojën e tij, prandaj te Vllaznia janë optimistë se ai do të ofrojë ndihmë të vlefshme për sfidat në “Conference League”.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...