Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çërravë, pranë Pogradecit. Sipas informacioneve të para, një mjet bujqësor ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në përroin e fshatit. Si rezultat, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Derisa po mblidhen informacionet, deri tani nuk raportohet për ndonjë rrezik serioz për jetën e tij. Policia Rrugore ka arritur në vendngjarje për të hetuar më tej rrethanat që çuan në këtë aksident.
