Ben Kola: “Ka grupe të infiltruara mes nesh. Do t’i nxjerrim me fytyrë dhe emra”

Publikuar me datë:

Arben Kola, një nga organizatorët e protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ka bërë disa deklarata të ndjeshme, duke njoftuar për praninë e grupeve të infiltruar në protestat që zhvillohen prej 22 ditësh në Shqipëri.

Kola ka theksuar se këto grupe po përpiqen të dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin asaj një konotacion fetar ose kombëtar.

Ai paralajmëroi se këta individë do të bëhen publikë shumë shpejt, ndërsa u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që të veprojnë para se protestuesit të marrin situatën në duar.

Mes nesh ka grupe të infiltruar, që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vijim do t’i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, si dhe grupet serbe. Janë të njohura edhe linjat fetare nga Turqia që kanë për qëllim t’i japin një narrativë fetare protestës. Nuk do ta zhbëjnë dot. Ky është vullneti i shqiptarëve,” theksoi Kola.

Sa i përket ngjarjes me flamurin e Izraelit, ai e distancoi veten dhe theksoi se lëvizja qytetare nuk ka asnjë qëllim agresiv ndaj vendeve të tjera apo simboleve të tyre kombëtare.

Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj. Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë,” përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

VIDEO/ Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin...

Mesfushori i Kombëtares përfundon në tribunë, rrezikon rikthimin te kuqezinjtë

Medon Berisha përfundon sërish në tribunë. Shkak për këtë...

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...