Procedohen 9 qytetarët që protestuan poshtë dritares së Ramës

Publikuar me datë:

Nëntë persona janë vënë nën akuzë nga policia, pasi dyshohen se kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas përfundimit të protestës që u mbajt më 20 qershor.

Policia raportoi se pas mbylljes së protestës, rreth orës 22:00, individët e proceduar kanë vazhduar të qëndrojnë në zonë, duke penguar lëvizjen e automjeteve dhe duke shkaktuar shqetësim publik.

Në njoftimin e policisë theksohet se këta persona kanë tejkaluar orarin e lejuar për zhvillimin e tubimit, duke zaptuar hapësirën publike me karrige metalike dhe objekte të tjera në bulevard.

Procedimi ka përfshirë shtetasit: Sh. G., 32 vjeç, A. G., 56 vjeç, A. B., 25 vjeç, V. K., 28 vjeç, G. K., 30 vjeçe, A. K., 43 vjeç, E. S., 36 vjeç, A. K., 34 vjeç dhe R. Sh., 22 vjeç.

Sipas njoftimit, dokumentacioni i procedurës do t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për akuzat e “Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shpallet fituese e Kupës ‘Shkodra Summer Cup 2026’ Djelmnia Shkodrane U11

Pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Ballkan...

Sali Berisha: “Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, autori të ndëshkohet”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka quajtur...

Durrës/ Makina kthehet përmbys në mes të rrugës

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Durrës, kur...