Përçarje mes socialistëve, Ndreu i del në krah Paulin Lulit pas sulmit të Bilalit

Publikuar me datë:

Debati mes figurave të Partisë Socialiste është përshkallëzuar pas pjesëmarrjes së ish-kandidatit për deputet në Qarkun Shkodër, Paulin Luli, në protestën e zhvilluar kundër qeverisë.

Prania e Lulit në protestë dhe thirrjet e tij për largimin e kryeministrit Edi Rama sollën reagimin e zv.ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali. Përmes një postimi publik, ajo iu drejtua ish-kolegut socialist me tone të ashpra, duke vënë në dyshim imazhin që ai ka krijuar për veten gjatë viteve të emigracionit në Gjermani.

Por reagimi i Bilalit nuk ka kaluar pa kundërshti brenda së majtës. Në mbrojtje të Paulin Lulit ka dalë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili e ka konsideruar të padrejtë sulmin ndaj punës dhe jetës së tij në emigracion.

Ndreu shprehet se nuk është dakord me angazhimin e Lulit në protesta apo me qëndrimet e tij të fundit politike, por thekson se puna që ai ka bërë në Gjermani nuk duhet të vihet në diskutim.

“Edhe pse nuk gjej arsye që një mik i imi të marrë pjesë apo të nxisë protesta, nuk mendoj se është e drejtë të etiketohet sikur ka siguruar jetesën me punë të pandershme. Në emigracion nuk ka asnjë njollë në aktivitetin e tij, përkundrazi. Nuk më pëlqen ajo që po bën këto ditë, por vlerësoj përkushtimin dhe punën që ka ndërtuar me mund e djersë në Gjermani”, shprehet Ndreu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...