Ditmir Bushati kundër Ramës: Protestat nuk janë algoritme, por revoltë qytetare

Publikuar me datë:

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për protestën madhështore të mbrëmjes së shkuar, duke theksuar se Shqipëria meriton më shumë.

Ai thotë se shqiptarët janë revoltuar nga aleanca e dëmshme mes mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.

Reagimi:

Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.

Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi. #Shqipëriameritonmëshumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related