Atleti shqiptar Franko Burraj vazhdon të shkruajë historinë në atletikën shqiptare. Në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Volos të Greqisë, ai regjistroi kohën 45.85 sekonda në garën e 400 metrave, duke përmirësuar rekordin kombëtar që mbahej po prej tij.
Burraj e uli me 2 të qindtat rezultatin e mëparshëm, të cilin e kishte vendosur një vit më parë në Maribor të Sllovenisë, duke konfirmuar edhe një herë formën e tij të shkëlqyer.
Një tjetër arritje e rëndësishme për sportistin kuqezi dhe për atletikën shqiptare. Urime Franko Burraj dhe trajnerit Bruno Rotani për këtë sukses të ri!

