“Pas kërcënimeve dhe denoncimeve, Marjana Koçeku shfaqet në protestë: ‘N’tribunën ma t’bukur t’demokracisë’”

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka qenë e pranishme në protestën e zhvilluar këtë të shtunë, pas ditëve të ngarkuara, ku kërkoi të ishte deputete e pavarur, denoncimeve dhe debatit publik rreth pretendimeve të saj për kërcënime nga fisi Bajri.

Megjithëse prania e saj tërhoqi vëmendjen e protestuesve dhe mediave, deputetja nuk dha asnjë deklaratë për mediat dhe nuk u prononcua mbi zhvillimet e fundit që kanë dominuar diskutimin politik, por zgjodhi një formë tjetër reagimi.

Koçeku publikoi në rrjetet sociale një foto nga protesta, të cilën e shoqëroi me shkrimin: “N’tribunën ma t’bukur t’demokracisë 🇦🇱”.

Postimi i saj u interpretua si një mesazh mbështetjeje për protestën, ndërsa mungesa e një reagimi publik lë ende pa përgjigje pyetjet mbi akuzat dhe pretendimet e bëra prej saj gjatë ditëve të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Nikël, digjet pothuajse plotësisht një banesë

Mbrëmjen e sotme, një banesë në Niklë është përfshirë...

Franko Burraj vendos një tjetër rekord kombëtar në 400 metra

Atleti shqiptar Franko Burraj vazhdon të shkruajë historinë në...

Aksident në bypass-in e Fierit, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur në bypassin e Fierit, në...