“Ikëm me gomone, sot vijmë me makina luksoze”/ Mesazhe të forta nga diaspora para Kryeministrisë

Publikuar me datë:

Një tjetër protestues nga diaspora mbajti fjalën para Kryeministrisë, duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama për emigrantët që kanë ardhur në protestë.

Kryeministri Edi Rama na ka ironizuar se kemi ardhur me makina luksoze. Po ju, hajdut i kombit! Ne ikëm me gomone dhe sot vijmë me makina të shtrenjta, sepse i kemi fituar me duart tona, me kallo nga puna. Nesër do të vijmë edhe me avionë privatë”, deklaroi ai mes duartrokitjeve të protestuesve.

Ndërkohë, një tjetër përfaqësues i diasporës e cilësoi tubimin si një moment historik për vendin, duke theksuar se shqiptarët ndodhen përballë një zgjedhjeje të rëndësishme për të ardhmen.

“Ky është një moment historik, prandaj jemi sot këtu. Kemi dy rrugë: njëra është të mbetemi peng i bijve të qoftëlargut, ndërsa tjetra është rruga e lirisë dhe begatisë. Pas më shumë se tre dekadash, demokracia nuk erdhi vetvetiu. Brezi para nesh mendoi se mjaftonte rrëzimi i një statuje dhe liria do të vinte. Por historia na mëson se liria nuk dhurohet dhe as nuk trashëgohet; ajo fitohet dhe mbrohet çdo ditë”, u shpreh protestuesi.

Ai theksoi se përveç demokracisë, vendi ka nevojë edhe për drejtësi, duke akuzuar klasën politike se ka dëmtuar rëndë qytetarët.

“Neve nuk na kanë vjedhur vetëm pasurinë, por edhe jetën. Nuk duhet të lejojmë që heshtja të bëhet bashkëpunëtore e fajësisë”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Nikël, digjet pothuajse plotësisht një banesë

Mbrëmjen e sotme, një banesë në Niklë është përfshirë...

Franko Burraj vendos një tjetër rekord kombëtar në 400 metra

Atleti shqiptar Franko Burraj vazhdon të shkruajë historinë në...