Prapaskena pasi e kontaktoi Maran për Shqipërinë, Kurtulan nën presion: “Nëse nuk premton…

Publikuar me datë:

Arda Kurtulan ka arritur në qendër të interesit të mediave. Klubi Fenerbahçe po bën përpjekje për ta siguruar atë nga Goztepe, por kjo situatë po krijon shqetësime për ekipin shqiptar.

Gazetari turk, Ertan Suzgun, ka hedhur dritë mbi situatën që e rrethon Kurtulan. Ai sugjeron se futbollisti me origjinë shqiptare po përballet me presion për të braktisur Shqipërinë.

“Arda Okan Kurtulan ka të drejtën të zgjedhë mes dy kombëtareve: Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,” thekson ai.

Për transfertën te Fenerbahçe, Kurtulan duhet të ofrojë garanci se do të përfaqësojë kombëtaren e Turqisë. Nëse ai nuk ofron një të tillë, do të numërohet si lojtar i huaj,” shprehet Suzgun.

Ai e kishte refuzuar më parë ftesën e Kombëtares shqiptare për arsye të ngjashme, duke e ditur se si lojtar i huaj, mund të përjashtohej nga planet. Në Turqi, përfitimi është se Kurtulan mund të aktivizohet si futbollist turk, çka po shfrytëzohet si një formë presioni në rastin e Goztepe.

Nëse ai do të largohej nga Turqia, kjo do të ishte një mundësi shpëtimi për të, duke garantuar një grumbullim të sigurt me Kombëtaren. Trajneri Maran e kontaktoi për ndeshjet e qershorit, teksa u informua për situatën aktuale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Marjana Koçeku shfaqet në protestën kundër Ramës

Deputetja Marjana Koçeku, e cila pak ditë më parë...

Maroku/ Skuadra afrikane mund vetëm 1-0 Skocinë, por bind me futboll

Edhe pse akoma nuk kanë avancuar nga fase e...

Lubonja i përgjigjet Ramës: Pushteti im është fjala e lirë

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit...

Gratë që “ndërtuan” qytetarinë Shkodrane

Kontributi i grave nga Shkodra në ndërtimin dhe avancimin...