Diaspora do të mblidhet tek ish-Stacioni i Trenit, marshim drejt Kryeministrisë

Publikuar me datë:

Një video e shpërndarë në platformën sociale Facebook nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” tregon momente kur shqiptarët e diasporës kanë arritur në Shqipëri për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar me qëllim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Në njoftimin shoqërues të videos, është theksuar se “shqiptarët e diasporës janë kthyer për të përzënë nga pushteti ata që i kanë përzënë nga Atdheu”. Protesta është paraqitur si një reagim ndaj fluksit të qytetarëve që largohen nga vendi.

Grumbullimi është planifikuar të fillojë në orën 18:00, në ish-Stacionin e Trenit në Tiranë, nga ku protestuesit do të nisen drejt Kryeministrisë.

Po ashtu, videoja dhe postimi theksojnë marrjen pjesë të konsiderueshme të emigrantëve shqiptarë, të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme për të u bashkuar me protestën e sotme në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Marjana Koçeku shfaqet në protestën kundër Ramës

Deputetja Marjana Koçeku, e cila pak ditë më parë...

Maroku/ Skuadra afrikane mund vetëm 1-0 Skocinë, por bind me futboll

Edhe pse akoma nuk kanë avancuar nga fase e...

Lubonja i përgjigjet Ramës: Pushteti im është fjala e lirë

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit...

Gratë që “ndërtuan” qytetarinë Shkodrane

Kontributi i grave nga Shkodra në ndërtimin dhe avancimin...