Këshilltari i PD-së në Bashkinë Shkodër, Imeld Sokoli, ka reaguar me ironi lidhur me koncertin e tenorit Ramë Lahaj, duke i drejtuar një thirrje publike bashkisë.
Në një status në rrjetet sociale, Sokoli shkruan se Bashkia Shkodër duhet ta dërgojë Ramë Lahajn “atje ku duhet, në Sheshin Skënderbej”, duke lënë të kuptohet se artisti po përdoret për të zbutur klimën e pakënaqësive dhe protestave.
“Kjo protestë jua heq lakun nga fyti edhe ju si bashki për me marrë vendime pak ma të drejta dhe jo nën tutelën e kryeministrit”, shkruan ai.
Me këtë reagim, këshilltari demokrat akuzon drejtuesit e Bashkisë Shkodër se po veprojnë nën ndikimin e qeverisë qendrore dhe jo në funksion të interesit të qytetarëve, ndërsa protestën e konsideron si një mundësi për t’u çliruar nga presionet.
Postimi i plotë:
Thirrje Bashkisë Shkodër…
Nisne Ram Lahajn atje ku duhet, në Sheshin Skenderbej.
Kjo protestë jua hjek lakun për fytit edhe ju si bashki për me marr vendime pak ma të drejta dhe jo nan tutelen e kryeministrit…🙃

